Aktori Kevin Guthrie u dënua me tre vjet burg për abuzim seksual me një aktore, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reed. Kevin Guthrie, i cili njihet për rolin e tij si Abernathy në filmin “Fantastic Beasts”, shfrytëzoi seksualisht 29-vjeçaren pas një nate gjatë së cilës ajo u sëmurë, shkruan “The Sun”.
Incidenti ndodhi në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reed. Aktorja dëshmoi se Guthrie e preku dhe e abuzoi seksualisht, pasi ai e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se vetëm e ndihmoi atë të shtrihej, por ADN-ja e tij u gjet në të brendshmet e saj. Edhe pse Guthrie apeloi në gjykatë se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata mbeti pranë vendimit. “Ju keni qenë në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i rëndë, duhet të ishe kujdesur për të derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj”, tha gjykatësi. Emri i Guthrie do të gjendet gjithashtu në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar./FrontOnline/