Aktori dhe këngëtari amerikan Billy Porter ka zbuluar se ai është HIV pozitiv. Sipas The Hollywood Reporter, ai u diagnostikua me HIV në qershor të vitit 2007, por për vite me radhë ai e fshehu atë nga të gjithë, përfshirë nënën e tij. “Unë isha duke u përpjekur të kisha një jetë dhe një karrierë dhe nuk isha i sigurt se mund ta bëja nëse njerëzit e gabuar e dinin atë”, filloi të rrëfejë Billy.
“Do të ishte vetëm një mënyrë tjetër për të më diskriminuar mua në një profesion tashmë diskriminues”, shton ai. Për vitin 2007, ai thotë se ishte viti i tij më i keq ndonjëherë. Përveç HIV, ai u diagnostikua me diabet dhe shpalli falimentimin. “Të qenit HIV pozitiv, në vendin nga vij dhe jam rritur, duke u rritur në një kishë Pentekostale me një familje shumë fetare, është ndëshkimi i Zotit”, thotë Porter. Aktori zbuloi se ishte në siklet të madh nga diagnoza HIV, saqë ia fshehu nënës së tij, e cila tashmë po përballej me persekutim fetar për shkak të djalit të saj homoseksual. “Unë bëra një pakt me veten time se do ta lija të vdiste para se t’ia thoja publikisht. Unë e prita atë, sinqerisht”, tha Porter, por përfundimisht ia pranoi këtë vit. Ajo i tha atij se e donte pa marrë parasysh se çfarë i kishte ndodhur./FrontOnline/