Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka kaluar.
Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se ajo ndalohet për orë të tëra dhe nuk merret në pyetje, por vetëm se i merren dokumentet, ajo përmendi edhe një rast kur ishte ndaluar për gjashtë orë dhe kishte qëndruar në makinë.
“Jam shumë krenare që më kanë ndalë, sepse jam prej atyre njerëzve që janë në rrugën e drejtë, sepse punoj për shqiptarët në Sanxhak, rikthimin e kombit shqiptar, Beogradit i pengon ajo pjesë, sepse Sanxhaku është një pjesë e rrezikshme edhe nëse ajo pjesë rikthehet që janë 380 mijë banorë atëherë Serbisë i qesin probleme”.
“Prej kur udhëtoj për Kosovë më ndalin për 3 apo 4 orë, kur ishim te Z. Albin Kurti si pjesë e delegacionit të Zyrës të Këshillit Kombëtar Shqiptar na kanë ndalë gati gjashtë, ata nuk na marrin në pyetje vetëm na marrin dokumentet ne vetëm rrimë në makinë. Duhet të pyetet Beogradi se pse unë po u qes atyre shumë problem, a e kanë frikën nga unë? A duan të më ndalojnë nga Kosova, një farë problemi e kanë ata”, ka thënë Nuraj. /Klankosova.tv