×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivisti Shabiu: Presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të heqin dorë nga kjo vështirësi

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Aktivisti Besnik Shabiu nga “Asnjë cent më shumë”, i ka bërë të ditura edhe një herë kërkesat e qytetarëve lidhur me çmimin e energjisë elektrike.

    Shabiu tha se presin që institucionet e vendit të reflektojnë deri më datë 11 prill kur ZRrE ta marrë vendimin.

    Ndërkohë që theksoi se nëse bëhet shtrenjtimi i energjisë elektrike prej 15%, ashtu siç është paralajmëruar do të ketë protesta të tjera masovike.

    “Të dashur qytetarë sot është një ditë e madhe për Republikën e Kosovës, kur qytetaria aktive po e kalon testin e saj, kur është në pyetje interesi kolektiv ne dimë të bëhemi bashkë”.

    “Kërkesa e grupit ka qenë shumë e qartë dhe kësaj kërkese i janë bashkuar edhe qytetarët, sepse asnjë cent më shumë nuk e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë taksa të tjera. Ne jemi dëshmitarë se ka nisur edhe një valë e re e shtrenjtimit të produkteve ushqimore”.

    “Deri ditën e premte më datë 11 prill, dita kur ZRrE ta merr vendimin, në presim që institucionet relevante të reflektojnë dhe të heqin dorë nga kjo vështirësi. Deri atëherë do të jemi të detyruar të ngrisim zërin dhe nuk do të lejojmë që jeta e qytetarëve të vështirësohet. Hiqni dorë nga kjo ide e shtrenjtimit të energjisë elektrike sepse do të përballeni me protesta masovike. Asnjë cent më shumë”, tha Shabiu, transmeton Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme12 Prill 2025
    Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për punën e saj që ka treguar, pasi Sudani...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Lahi Brahimaj, deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje në...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Demokratike e Shqipërisë mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e ka vizituar të shtunën Podujevën, ai ishte...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 majit se...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Piloti i helikopterit turistik që u rrëzua në lumin Hudson të qytetit të New Yorkut, paralajmëroi se ata kishin mbetur pa karburant...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.