Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut përmes një aksioni simbolik kanë vendosur posterë me mbishkrime “Kërkohet Bedri Hamza”.
Kjo në dritën e angazhimti të Hamzës në fushatë zgjedhore kohëve të fundit, kryesisht në diasporën shqiptare.
Radio Televizioni i Kosovë publikoi fotografi të posterëve të ngjitur në derën e objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.