Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore në Podujevë, është tensionuar situata.
Derisa po flisnin kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari Agim Veliu, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidatit të VV’së për kryetar të Podujevës.
Në një video të publikuar në media, shihet se qytetarët nuk po e respektojnë fare distancën sociale, pavarësisht se numri i rasteve me koronavirus është rrritur shumë gjatë javëve të fundit.
Ndryshe, zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën. Në garë për të parin e komunës janë Nexhmi Rudari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.