×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktgjykimi në mungesë për krim’et e luftës, FDH: Precedent i ri dhe sfidë për drejtësinë

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku dje u dënua me 15 vjet burgim Çedomir Aksiq.

    Sipas FDHK-së, dënimi i Aksiqit përbën precedent të ri por edhe sfidë për drejtësinë në Kosovë, duke theksuar se ky proces mund të ndikojë negativisht në standardet e drejtësisë dhe transparencës në procedurat gjyqësore.

    “FDHK avokon për një angazhim të Kosovës dhe Serbisë që në procesin e dialogut të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën juridike. Kjo marrëveshje do të mundësojë që shtetet të bashkëpunojnë dhe të sigurojnë që ata që kanë kryer krime lufte të sillen para drejtësisë dhe të vuajnë dënimin për veprat e tyre”.

    “FDHK thekson se një bashkëpunim i tillë është thelbësor për të garantuar procese të drejta dhe të barabarta për të akuzuarit, si dhe për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës, duke siguruar që krimet e luftës të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Përveç sfidave procedurale që lidhen me mungesën e të akuzuarit, një çështje kyçe që lind është respektimi i parimit të “barazisë së armëve” dhe “mbrojtjes efektive” në procedurat penale, që do të thotë se të gjitha palët në një proces gjyqësor duhet të kenë mundësinë të paraqesin provat dhe argumentet e tyre në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagim.

    Më tej, FDHK tha se ky proces mund të ngre pyetje në lidhje me transparencën dhe sigurimin e mbrojtjes adekuate për të akuzuarin, në këtë rast, Aksiqin.

    “Një element tjetër i rëndësishëm është se në këtë gjykim janë dëgjuar vetëm dëshmitarët e propozuar nga prokuroria, gjë që mund të ndikojë në ekuilibrin e procesit gjyqësor. I akuzuari është përfaqësuar nga një avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare, për të siguruar përfaqësimin e tij ligjor në procedurën penale, mirëpo avokati i caktuar nuk ka propozuar dëgjimin e asnjë dëshmitari apo paraqitjen e ndonjë prove materiale në mbrojtje të të akuzuarit”.

    “Për më tepër, Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës parashikon mundësinë e rigjykimit në rastin e arrestimit të të akuzuarit apo të dënuarit në mungesë, duke siguruar një mundësi për të mbrojtur të drejtat e të pandehurit dhe për të siguruar një proces të drejtë. Nëse ky proces do të zhvillohet sipas standardeve të përcaktuara, është e mundur që çështja të paraqesë sfida dhe shqetësime për një gjykatë ndërkombëtare, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila mund të japë një përgjigje për legjitimitetin e këtyre proceseve në mungesë, duke pasur parasysh kontekstin e vështirë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbrojtjes ligjore”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Mungesa e energjisë elektrike në disa qytete të Kosovës ka krijuar shqetësime të mëdha për qytetarët, të cilët po përballen me ndërprerje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ka ndërruar jetë Shehide Selimi-Krasniqi, nëna e dy Heronjve të Kombit, Mujë dhe Ali Krasniqit. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rrezikun që paraqet grupi i Milan Radoiçiqit për territorin e Kosovës, përderisa është ende i...
    Të tjera
    Vip27 Dhjetor 2024
    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, ka rrëfyer vështirësitë e jetës së tij tek ‘Vëllai i Madh’. Vullneti në...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Pak klipit së përmbledhur të darkës së të nominuarve dhe pyetjeve pikante mes banorëve mes banorëve shpërtheu debate. Shumë mospajtime pati edhe...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.