×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve në Mamushë

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me inicialet S.M., F.T., E.M., F.M., dhe V.Sh., për shkak të dyshimit se në cilësinë e personave zyrtarë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Sipas aktakuzës, më 29 janar të vitit 2021 në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë, siç thuhet aty, duke shfrytëzuar detyrën kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër.

    Siç thuhet në komunikatë, personi me inicialet S.M., ka qenë në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në Bujqësi nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa katër të tjerët, F.T., E.M., F.M.,dhe V.Sh, si anëtarë të komisionit, kanë përpiluar raportin mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën prej 169 fermerëve përfitues të mbështetjes financiare publike.

    “Sipas aktakuzës, me datë 29.01.2021 në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri S.M., në cilësinë e Kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës”.

    “Ndërsa të pandehurit F.T., E.M., F.M.,dhe V.Sh., – si anëtarë të komisionit, përpilojnë Raportin mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën prej 169 fermerëve përfitues të mbështetjes financiare publike në shumën prej 416,874.77 €, me ç’rast 43 fermerë nga 169 sosh si fermerë përfitues, janë përfshirë në listën e përfituesve në kundërshtim me opinionin ligjor të MBPZHR-së – të datës 17.07.2018 dhe në kundërshtim me Vendimin për shlyerjen e njërit NIF (Numri Identifikues i Fermës) të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97,456.61 € si dhe 13 persona të tjerë të cilët ishin futur në listën e përfituesve pa qenë fare fermerë, me ç’rast këta të fundit kanë përfituar shumën prej 22,936.70 €, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 120,393.31 € (njëqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre euro e tridhjetë e një cent)”, thuhet në komunikatë.

    Aty thuhet gjithashtu se me këto veprime, personat e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet tutje në komunikatë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.