×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj personave që hyrën në sistemet kompjuterike, përdoren llogaritë bankare të MSH

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Është ngritur aktakuzë ndaj M.S dhe G.A të cilët për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së.

    Ashtu që gjatë periudhës kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së Shëndetësisë, nga shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar procedurat për tërheqje.

    Për çka Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    “I pandehuri M.S. si person zyrtar në vazhdimësi, në periudhën kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme, paratë e tërhequra në emër të avancave për udhëtime zyrtare për zyrtarët e AKPPM-së, të cilat të pandehurit i janë besuar në menaxhim sipas pozitës së tij në kuadër të AKPPM-së, ashtu që gjatë asaj periudhe në emër të avancave për udhëtime zyrtare të zyrtarëve të AKPPM-së, nga llogaria bankare e Ministrisë së Shëndetësisë, nga shuma e përgjithshme prej 1,355,441.14 €, të tërhequra nga zyrtari i MSH-së, F.K, e të cilat i ka pranuar i pandehuri M.S, duke nënshkruar në fletë tërheqje me rastin e pranimit e për shumën prej 1,221,501.14 €, nuk ka asnjë dëshmi në AKPPM, se janë respektuar procedurat për tërheqje. Me këto veprime i pandehuri M.S. në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1të KPRK-së”, thuhet në komunikatë për media nga prokuroria.

    Po ashtu, të pandehurit M.S në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe G.A. prej datës 07.02.2018 deri më 12.02.2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, në bashkëkryerje, ne mënyrë te paautorizuar përmes ueb shfletuesit internet explorer kanë hyrë në sistem kompjuterik SIMFK, të personave zyrtar të Ministrisë së Financave-Thesarit, ashtu që në kompjuterin e regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë, duke keqpërdorur User-at (fjalëkalimet) e personave të tjerë, zyrtarë të -Thesarit, të pandehurit ju kanë qasur sistemit SIMFK, kanë mbyllur avancat duke bërë regjistrimin si shpenzim dhe certifikim të avancave për udhëtime zyrtare të tërhequra nga banka gjatë vitit 2017, ne emër te zyrtarëve të AKPPM-së dhe atë me User në emër të B.M, më 07shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare 15 (pesëmbëdhjetë) kuponë shpenzimi në vlerë prej 20,850.00 €, ndërsa në emër të I.Sh., gjatë periudhës 08-12 shkurt 2018, kishin regjistruar si shpenzim i avancave për udhëtime zyrtare shtatëdhjetedy (72) kuponë shpenzimi në vlerë prej 154,736.84 €, në shumë të përgjithshme prej 175,586.84€, e të gjitha të certifikuara me User të M.S., duke u munduar të arsyetojnë këtë shumë të avancave të tërhequra nga banka NLB, në emër te zyrtarëve të AKPPM, në kundërshtim me dispozitat ligjore e për të cilat nuk disponohet me dokumentacion në AKPPM, për arsyeshmërinë dhe lejimin e tërheqjes së tyre.

    Me këto veprime të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 44 aksidente me dëme materiale,...
    Lajme09 Janar 2025
    Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  duke...
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit. Në raportin...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Shpallja e nominimeve të ardhshme për Oscar 2025 po vonohet. Votimi i Akademisë filloi të mërkurën në mëngjes që anëtarët të hedhin...
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.