×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

    Në komunikatë thuhet se sipas aktakuzës, nga data 20 janar të vitit 2021 në vazhdimësi deri më datë 5 janar 2024, i pandehuri M.Ş., në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhyn në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi kryen veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

    Po ashtu, në komunikatë tutje thuhet se në datat e lartëcekura, i pandehuri M.Ş., pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M., të cilit fillimisht arrin t’ia siguroj fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore, i regjistron në sistem 113 persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes, dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve,i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu prokurori, ka propozuar që përveç dënimit kryesor të pandehurit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të bëhet anulimi i veprimeve juridike të kundërligjshme, në drejtim të 124 personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe të obligojë ARC-në që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre të nxjerra në emër të Republikës së Kosovës, duke përfshirë po pa u kufizuar në: certifikata, letërnjoftime dhe pasaporta.

    Nga Rubrika
    Kronika23 Nëntor 2024
    Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në fshatin Doberdolan të Suharekës. Siç ka njoftuar...
    Kronika23 Nëntor 2024
    Ka vdekur një grua e cila ishte pasagjere e një veture e cila u aksidentuar në fshatin Doberdolan të Suharekës, dje rreth...
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Iniciativa e Komunës së Prishtinës për adoptimin e qenve endacakë, dhe subvencionimin e qytetarëve me nga 50 euro për qen, duket se...
    Sport23 Nëntor 2024
    Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 12-të në elitën...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështu është...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat e Aleksandër Vuçiqit apo siç tha ai “çfarëdo Viqi” nuk meritojnë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie. Në vendin e ngjarjes mjekët kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.