×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj dy personave për rrëm*bim, Prokuroria e Prizrenit jep detaje

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave.

    Prokuroria Themelore e Prizrenit, njofton se T.D dhe A.N në bashkëkryerje, kanë kryer vepren penale të “Rrëmbimit”.

    Në aktakuzë thuhet se me datë 09.10.2024, rreth orës 21:15 në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, të pandehurit T.D., dhe A.N., marrin dhe e mbajnë personin L.M., me qëllim të fitojnë dobi pasurore apo dobi tjera, ose me qëllim që ta detyrojnë atë apo personin tjetër që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të durojë diçka, në atë mënyrë që shkojnë me automjetin e tyre në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilin e presin të dalë nga shtëpia, dhe në momentin kur i njëjti i afrohet automjetit të tyre, fillojnë paraprakisht ta godasin me shqelma dhe përmes forcës e fusin në veturë dhe largohen në drejtim të Shqipërisë, përmes rrugëve alternative – malore, duke iu shmangur kalimit të rregullt kufitar dhe në rrugë e sipër, pas një bashkëpunimi në mes së Policisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, të njëjtit ndalohen nga e Policisë së Shqipërisë, të cilët shoqërohen në pikën kufitare të Qafë Prushit ku edhe i dorëzohen autoriteteve të Policisë së Kosovës, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor fillimisht pranë një Qendre të Mjekësisë Familjare në Gjakovë e më pas edhe pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit

    “Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i çështjes ka propozuar që të konfiskohet vetura si mjet i cili u ka shërbyer dhe mundësuar të pandehurve kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi. Me anë të një postimi në Instagram, ku...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, konfirmoi...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsye ishte veshja e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falenderuar mbështetësit që i qëndruan pranë gjatë periudhës së tij në “arrest shtëpie”. “Falenderoj ata...
    Vip27 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë biseduar për Drilonin, dhe situatës së krijuar pasi Anisa ia shprehu pëlqimin atij. Ishte Xheneta ajo që po...
    Sport27 Nëntor 2024
    I vendosur në mars të vitit 2024 në burgun e Tremembes, afër São Paulos, ish-futbollisti brazilian po e vuan dënimin në Brazil...
    Vip27 Nëntor 2024
    Ana dhe Kevini romancën e tyre e filluan brenda mureve të ‘Big Brother VIP Kosova’ e që pritët të e vazhdojnë edhe...
    Vip27 Nëntor 2024
    Anisa ka ndarë emocione të forta duke rrëfyer për një ngjarje të trishtë të saj. Ajo ka folur me banorët për humbjen...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar sot nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim me dokumente false. Rasti ishte raportuar që në mars,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.