×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë ndaj 8 personave për zgjedhjet e 14 shkurtit, në mesin e tyre edhe një ish- deputet

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2022

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021.

    Në komunikatë thuhet se shtatë prej tyre akuzohen për “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, ndërsa i teti akuzohet për veprën penale “Kanosje”.

    “Shtatë (7) prej tyre akuzohen për veprat penale: Keqpërdorim i të drejtës së votimit e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale Kanosje nga neni 181 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Njëri prej të akuzuarve është Sh.Gm deputeti i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019, nga LDK. Ndërsa të tjerët janë T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj.

    Në njoftim thuhet se “të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të datë 14 shkurt 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë. Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor”.

    “Ky veprim kriminal i grupit të të pandehurve ka pasur për qëllim sigurimin e votave për kandidatin – të pandehurin Sh. G., megjithatë, i njëjti nuk ka siguruar vota të mjaftueshme për të marr mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës”.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave në lidhje me Zgjedhjet e Parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me datë 14 shkurt 2021

    Prishtinë, 29 dhjetor 2022 –Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinion publik, se në lidhje me Zgjedhjet e Parakohshme të Përgjithshme Parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura me datë 14 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave.

    Shtatë (7) prej tyre akuzohen për veprat penale: Keqpërdorim i të drejtës së votimit e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale Kanosje nga neni 181 të KPRK-së.

    Në mesin e të akuzuarve janë: Sh. G. ish deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj.

    Të pandehurit akuzohen se gjatë zgjedhjeve të datë 14 shkurt 2021, kanë keqpërdorur të drejtën e votimit duke votuar në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në Austri, duke keqpërdorur sistemin e votimit me postë. Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit kanë keqpërdorur kopjet e letërnjoftimeve dhe të drejtën e votës për 71 qytetarë të cilët jetojnë në Austri, duke votuar në emër të tyre në procesin zgjedhor.

    Ky veprim kriminal i grupit të të pandehurve ka pasur për qëllim sigurimin e votave për kandidatin – të pandehurin Sh. G., megjithatë, i njëjti nuk ka siguruar vota të mjaftueshme për të marr mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

    Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    Nga Rubrika
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Është arrestuar një 25 vjeçar me inicialet L.I., si i  dyshuar për vjedhje në një lokal në rrugën “Gjinollët” në Gjilan. Sipas...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierja, Rukije Uka-Grjaqevci, e cila ka shërbyer më shumë se 20 vjet...
    Kronika24 Dhjetor 2024
    Një person në Pejë ka raportuar se nga vetura e tij i është vjedhur arma e zjarrit, Në raportin e policisë thuhet...
    Të tjera
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka emëruar më parë dy idhujt e tij të futbollit, pasi ka luajtur kundër të dy lojtarëve gjatë karrierës së...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është liruar nga spitali pas trajtimit për ethe. Kështu ka thënë një zëdhënës i Clintonit të enjten, një...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gresa dhe Xuxi kanë diskutuar për takimin e saj me prindërit që ndodhi mbrëmë në spektaklin ‘Prime’. Edhe pse dy konkurrentët janë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro në vit për bursa të studentëve janë më shumë...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Këngëtarja Kida në ditën e ditëlindjes pranoj surprizën më të bukur nga partneri. Ai në mes të qiellit të Duabit i propozoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.