Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër katër të pandehurve për veprat penale “Krimi i Organizuar”, “Pastrimi i parave”, “Hyrje në sistemet Kompjuterike”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi kartelave të bankës apo kreditit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se të akuzuarit janë: M.K. A.Q. R.K. V.M,.
Tutje, në njoftim thuhet se në Aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./FrontOnline/