×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.

    Ani pse e vonuar, Maqedonci thotë se kjo aktakuzë do e arrijë qëllimin e saj.

    “Edhe pse e vonuar, besoj që aktakuza do të arrijë qëllimin e saj, megjithatë përderisa në Serbi në strukturat shtetërore të Serbisë, vazhdon të ekzistojë idea që Kosova është pjesë e Serbisë, derisa ligjerisht në kushtetutën e Serbisë, Kosova mbetet pjesë integrale e saj dhe derisa kemi një prezencë të jashtëzakonshme të strukturave të armatosura të Serbisë në jug të territorit të saj dhe mbështetje të këtyre grupeve terroriste si grupi i Radojicic,” tha Maqedonci.

    Tutje ministri shtoi se duhet bërë më shumë, ai deklaroi se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.

    “Faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj serbisë, për t’i mbajtur në llogaridhënie jo vetëm akterët që janë involvuar direkt kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, dhe jetës së qytetarëve, por edhe ata që kanë ndihmuar për të kryer këto veprime dhe dihet që këto struktura kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit serb si në furnizim ashtu edhe në trajnimin e tyre,” tha Maqedonci në “FIVE” në TV Dukagjini.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.