×
  • Vip
  • Vip

    Aktakuza për dhunim ndaj reperit Gjiko, flasin nga Gjykata Themelore

    FrontOnline
    29 Mars 2022

    Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën artistike Gjiko, më 26 prill 2022 do të dalë përsëri para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    I njëjti po akuzohet se në korrik të vitit 2015 ka dhunuar një të mitur.

    Ndërsa, më 25 mars 2022 ndaj Gjikos është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar, por e njëjta pas kërkesës së palës mbrojtëse të të pandehurve është shtyrë për 26 prill.

    Kjo është konfirmuar për FrontOnline nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Ju njoftojmë se lidhur me këtë lëndë është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar me datë 25.03.2022, e cila është shtyrë për datë 26.04.2022 me kërkesë të mbrojtësve të të pandehurve me qëllim të pajisjes me shkresa të lëndës”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Ndërsa, nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë është duke ndodhur me këtë çështje, duke pohuar se seancat janë të mbyllura, për shkak se palët e dëmtuara janë persona të mitur.

    “Lidhur me rastin e të pandehurve A.GJ etj, ju njoftojmë se në këtë rast seancat janë të mbyllura për publikun, pasi që rasti ka të bëjë me lëndë ku dyshohet se të përfshirë si palë të dëmtuara janë persona të mitur, andaj të gjitha procedurat në raste të tilla janë konfidenciale”, ka deklruar më tutje, për FrontOnline, Gashi.

    Front Online ka publikuar të mërkurën aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, sipas aktakuzs, ai thuhet se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

    Front Online e ka publikuar të plotë aktakuzën e ngritur ndaj këngëtarit Gjiko nga prokurorja Sebahate Hoxha.

    Por, e gjithë kjo akuzë sipas reperit, është e pavërtetë.

    Ai me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka deklaruar se nuk e ka mashtruar askënd as nuk i ka premtuar askujt karrierë. Gjithashtu shtoi se ka përgatitur dy paditë e para dhe beson që drejtësia do t’ia nxjerrë në pah të vërtetën./FrontOnline

    Reperi Gjiko të premten del para Gjykatës, akuzohet për dhunim (Dokument)

    Gjiko akuzohet për dhunimin e një të miture, sot del para Gjykatës

    Vjen reagimi i Gjikos pas akuzave për dhunim: Nuk kam dhunuar askënd, çdo gjë është e sajuar!

    Gjiko padite mediat, reagon kryeredaktori i FrontOnline

    Nga Rubrika
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.