×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni te ZRrE-ja, ‘shteti në shërbim të KEDS’, 12 protestues në pranga: I rrahën brutalisht

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    KEDS-i ka propozuar ngritjen e çmimit të rrymës për 15 %. Qeveria po e përkrah këtë rritje. Është paralajmëruar protestë për të shtunën në ora 15:00. Këtë të mërkurë disa aktivistë ia zunë derën Zyrës së Rregullatorit, e cila e ka në komptencë ta miratoj vendimin për 15% më shtrenjt. Policia menjëherë u vu në aksion dhe prangosi 12-të protestues.

    VIDEO:

    Sipas policisë, ata zhvilluan aksion të papralajmëruar, prandaj dhe Prokurori i shtetit po merret me ta.

    Sot rreth orës 08:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, disa persona kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Të njëjtit kanë shpërfillë urdhërat e zyrtarëve policor dhe kanë penguar disa zyrtarë të hyjnë në zyrat e tyre. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 12 prej protestuesve dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar konform autorizimeve policore në koordinim me Prokurorin e shtetit.” – ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë.

    Aktivisti Durim Jashari përmes një statusi në Facebook, ka thënë se policia edhe i ka rrahur brutalisht protestuesit.

    Policia qe per minister ka Xhelal Sveçlen, ka ushtru dhune te shfrenume ndaj aktivisteve protestues, te zyret e ZRrE-se. Police civil dhe me uniforma, por pa numra identifikimi, me shkelma e grushta kane rrahur aktivistet qe vec me trupat e tyne u kishin nxane deren interesave te KEDS-it, ne uniforme te ZRrE-se.” – është shprehur ai.

    Qeveria e pranon rritjen e tarifave për rrymën me një komunikatë të gjatë

    Në një komunikatë të gjatë të publikuar mbrëmjen e së premtes, Qeveria në detyrë, më konkretisht Ministria e Ekonomisë, pranon rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

    Njoftimi i Qeverisë Kurti, i cili përmban mbi 900 fjalë, anise nuk përmend fjalët “për” apo “kundër”, tregon se rritja e tarifave pranohet, me vetëm një kundërshtim.

    Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh.

    “Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kËh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë” – thuhet mes tjerash aty.

    Ndërkohë, në fillim, komunikata citon raportet e publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Qeverisë:

    “Më 14 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), rregullator i pavarur i sektorit, ka publikuar raportet konsultative lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë analizuar raportet dhe trendet në sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-së në konsultim publik përqendrohen kryesisht në dy drejtime: mënyrat se si mund të ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shpërndarja e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kËh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”.

    Më pas, ministria e Ekonomisë tenton të lavdërohet duke thënë se :kanë ndërmarrë” veprime për të kufizuar ndikimin në tarifa të konsumatorëve.

    “1. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe as përgjatë viteve të kaluara. Duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë eletrkike në Kosovë, kjo ka konribuuar për të frenuar rritjen e çmimit për qytetarët e bizneset. Gjatë vitit 2024 KEK ka pasur prodhim 7% më të lartë krahasuar me vitin paraprak (sipas të dhënave nga KOSTT dhe KEK).

    2. Në vitet 2022-2024 është stabilizuar dhe kthyer mbrapsht edhe trendi i rritjes së sasisë së importit që ishte në rritje që nga viti 2017. Përderisa sasia e importit në Kosovë në periudhën 2017-2021 është rritur mesatarisht 18.1% në baza vjetore (sipas të dhënave nga KOSTT), përgjatë 3 viteve të fundit është ulur mesatarisht për 3.3% .

    3. Konsumi i amvisërive, që po rritej me ritme jashtëzakonisht të larta në periudhën (2017-2021), duke rritur edhe nevojën për import, tashmë është stabilizuar. Që nga heqja e bllok-tarifës nga ZRrE më 2017, amvisëritë rritën konsumin për mesatarisht 7.2% çdo vit, duke rritur edhe nevojën për import. Nga ana tjetër, në 3 vitet e fundit, me zbatimin e investimeve në efiçiencë të energjisë nga Qeveria dhe vendosjen e bllok-tarifës nga ZRrE, konsumi i amvisërive është rritur për më pak se 0.2% mesatarisht. Madje, kjo përkundër kyçjes në sistem të 63 mijë shtëpive e banesave të reja.

    4. Megjithatë, të dhënat e disagreguara tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e konsumit gjatë dimrit vjen nga një përqindje e vogël e konsumatorëve. Për shembull, në nëntor 2024, 12% e amvisërive (me konsum mbi 1000 kËh) kanë konsumuar 39% të energjisë elektrike të gjithëmbarshme; ose, në janar 2025, 9% e konsumatorëve (me konsum mbi 2000 kËh) kanë konsumuar 29% të energjisë së gjithëmbarshme elektrike, dhe më shumë se të gjithë konsumatorët që kanë shpenzuar nën 800 kËh së bashku (sipas të dhënave nga furnizuesi).

    5. Konsumi i bizneseve në treg të rregulluar është rritur mesatarisht për 6.5% në tri vitet e fundit, që reflekton aktivitet të shtuar ekonomik në vend. Me rritjen shumë më të shpejtë të konsumit të bizneseve, dhe me konsum stabil të amvisërive, pjesëmarrja e bizneseve ka në konsumin e energjisë elektrike në treg të rregulluar ka arritur rekordin 38%, nga 31.9% e 32.9% sa ishte në vitet 2020-21”.

    Krejt në fund, ministria tenton të tregojë se çka ka ndikuar në rritjen e propozuar të tarifave.

    Theksojmë se partitë opozitare fillimisht kundërshtuan këtë propozim për rritjes, bashkë me shumë njohës të ekonomisë.

    Të premten ndërkaq, presidenca e Kosovës doli haptas me kundërshtim ndaj kësaj rritje.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës, në 26-vjetorin e shënimit të saj. Osmani tha se në fshatin Rezallë të Drenicës,...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrit nga Prizreni, N.T. viti i lindjes 1977, policia i ka gjetur armë pa leje pasi kishte informata se ai i...
    Lajme05 Prill 2025
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka hequr nga masa e pezullimit produktin medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik)...
    Sport05 Prill 2025
    Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25, duke përfunduar epokën 17 vjeçare me...
    Kronika05 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Sipas raportimeve, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka pranuar se mandatet e tij në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.