Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës, raporton GazetaBlic.Në një postim në Facebook, Hyseni thotë se kjo ka ardhur pas aksionit të zhvilluar para zyrave të Gjykatës Speciale në Prishtinë.“Sot jam thirrur për një intervistë nga Policia e Kosovës. Prita që do të jetë ndonjë nga rastet e mëhershme të aktivitetit. Por, mbeta i habitur kur polici më tha se arsyeja e thirrjes lidhet me aksionin që kemi zhvilluar para zyrave të Gjykatës Speciale në Prishtinë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot jam thirrur për një intervistë nga Policia e Kosovës. Prita që do të jetë ndonjë nga rastet e mëhershme të aktivitetit. Por, mbeta i habitur kur polici më tha se arsyeja e thirrjes lidhet me aksionin që kemi zhvilluar para zyrave të Gjykatës Speciale në Prishtinë.
Ashtu siç aksionin e kemi bërë haptas dhe në praninë e mediave, unë nuk shmangem as nuk fshehem. Por, nuk do të shkoj ne polici thjesht sepse jam prononcuar publikisht. Kjo qasje është e parregullt, jodemokratike dhe ka për qëllim frikësimin e atyre që duan të bëjnë aktiviteteve kundër kësaj gjykate.
Policia e Kosovës, por as institucionet e tjera nuk duhet t’i shërbejnë Dhomave të Specializuara. Këto dhoma nuk ka qenë kurrë në shërbim të drejtësisë, prandaj qasja e tyre është ajo e arbitraritetit policor. Gjykata Speciale është e skaduar, prandaj duhet të zhbëhet. Përndryshe, ajo do ta dëmtojë Kosovën më shumë se secili proces, sepse efekti i saj është zvetënimi i vetë përpjekjes për liri.