Prokurori i shtetit sot do të mbajë konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Konferenca do të fillojë në ora 13:30, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.
Konferenca do të mbahet nga ora 13:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19./Front Online/