Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh në disa lokacione.
Aksioni më i madh është zhvilluar në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të cilët janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë që vepron në kuadët të Ministrisë së Bujqësisë.
Në mesin e tyre i arrestuar është edhe ushtrues së detyrës së kësaj agjencie Agim Nuha.
Një aksion i tillë është zhvilluar edhe në Gjilan, ku është arrestuar një person.
E arrestuar është Adushe Ukshini, përgjegjëse e Zyrës për Zhvillimin e Bujqësisë për rajonin e Gjilanit.
Policia ka bastisur edhe zyren e saj ku ka kontrolluar edhe dokumentacionin.