Përkundër se zyrtarisht do të luajë në Ligën e Parë në edicionin e ardhshëm, Besa e Pejës po shfaq paraqitje të mira në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra pejane nën drejtimin e Leotrim Krasniqit u ka dhënë hapësira të shumta futbollistëve të talentuar këtë edicion, raporton FrontOnline.
Ani pse do të bie nga Superliga, Besa ka treguar paraqitje fenomenale në xhirot e fundit.
Madje, pejanët kanë befasuar edhe skuadrat si Drita dhe Trepça ’89, duke iu nxjerrur barazime.
Në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89, Besa e Pejës e krijoi një aksion të përkryer, megjithatë mungoi vetëm finalizimi.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/