Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se aksioni u zhvillua kundër diskriminimit të shqiptarëve, që sipas tij, një shqiptar u dënua me gjobë për një koment në Facebook, e një zyrtare policore serbe s’u dënua “pasi na quajti minj”.
Shqiptarët i shihni me llupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë! Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Për një koment në Facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH. Shqiptari u dënua me pretekstin e Intolerancës kombëtare, ndërsa ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minj. Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta kundër diskriminimit që autoritetet serbe po ua bëjnë atyre.