Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe ajo për Hetimin e Krimeve të Rënda janë duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës, për kapjen e personave të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes.
Siç raporton Sinjali, deri më tani janë arrestuar disa persona të dyshuar për këtë vepër penale.
Në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësi të shumta.
Front Online ka kontaktuar policinë për detaje të tjera dhe është në pritje të një përgjigje.