×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aksidentohet rëndë një autobus në Norvegji, raportohet për të paktën tre të vdekur

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2024

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji.

    Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të vendit.

    Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin Åsvatnet, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp, raporton BBC.

    Sipas raportimeve, autobusi po transportonte 58 persona në momentin e aksidentit, ndërsa shumë prej tyre, sipas policisë, janë shtetas të huaj.

    Përveç viktimave, policia tha se katër persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

    Sipas raportimeve, tre persona janë dërguar në Spitalin Stokmarknes me helikopter shpëtimi, ndërsa pasagjerët e tjerë janë dërguar në një shkollë aty pranë.

    Të gjithë tashmë janë nxjerrë nga automjeti, sipas mediave lokale.

    Ekipet e zjarrfikësve, ambulancave dhe policisë gjithashtu kanë qenë duke punuar në vendngjarje.

    Kryeministri Jonas Gahr Støre e quajti aksidentin “një situatë shumë serioze” dhe tha se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, i bëri komentet e tij të para publike në lidhje me sulmet në Jemen. Ai tha se...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.