Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho është përfshirë në një aksident.
Gjatë ditës së djeshme, Bruno në emisionin “Shqipëria Live” u shpreh se ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa në fotografinë e publikuara shihen veturat e dëmtuara.
“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan. Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël”, tha ai
Më tej, ai foli për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se të martën mbushën një muaj që nga dita kur dolën çift nga “PërPuthen”.