Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00 në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë tre persona janë të lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.