Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Viti, me ç’rast kanë mbetur të vdekur një 32-vjeçar dhe një 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës është informuar se me 31 tetor 2020 pas mesnate rreth orës 00:10 min ka ndodhUR një aksident trafiku. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese peson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjeret dergohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa Pasagjeri i tret (1981) dergohet në QKUK-Prishtine në gjendje të rënd. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal’, ka thënë Hashani./Front Online/