Një person ka humbur jetën mbrëmë në Pejë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve.
Viktima është i gjinisë mashkullore, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Lajmin për Expess e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Rreth orës 23:00 në Pejë, ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, një person pas lëndimeve që ka pësuar është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërkohë mjekët në Spitalin Rajonal në Pejë kanë konstatuar vdekjen e tij”, konfirmoi policia.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.