Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur të shtunën rreth orës 17 në fshatin Pozheran të Vitisë.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.