Dy persona kanë pësura lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve, sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth ores 13:00, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtonë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjeteve ne levizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, njofton policia./FrontOnline/