Policia në Pejë ka bërë të ditur se me datë 6 Shkurt 2021, rreth orës 23:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Papa Klimenti në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.
I dyshimti është L. L. i lindur në vitin 1966, ndëtsa viktima, M.K i lindur në vitin 1976.
Viktima kishte arritur pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, vdekjen e kanë konstatuar mjekët kujdestarë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obdukcion, ndërsa i dyshuari arrestohet dhe me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 Orë.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë