Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti konfirmoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 31 raportohet të kenë qenë me dëme materiale.