Në mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, u shprehë ajo./Front Online/