Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Dy persona kanë marr lëndime trupore, pasi vetura ka dal nga rruga dhe është rrotulluar. Aksidenti ka ndodh rreth orës 09:00 në fshatin Maxhunaj, Vushtrri”, ka thënë Zahiti.