Një aksident mes dy veturave në Vushtrri çoi në spital katër persona.
Ata morën tretman mjekësor në spitalin e këtij qyteti.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në Vushtrri, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave civile. Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”.