Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:00 në udhëkryqin Gjakovë-Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit mes dy veturave janë lënduar shtatë persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.