Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka nodhur sonte, rreth orës 21:00, afër fshatit Suhodoll të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, në të cilën janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.