Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën Savrovë-Bukosh të Suharekës.
Të lënduarit sipas raportit 24 orësh të Policisë, janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.
“Rr. Savrovë-Bukosh, Suharekë 23.12.2022-17:35. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit një mashkull dhe në femër kosovar-e, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport./Front Online