Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Skënderaj, saktësisht në rrugën Runik – Klladernicë, raporton FrontOnline.
Në këtë aksident ka qenë I përfshirë edhe një person tjetër I cili ka marrë lendime trupore, por që i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jshari përmes llogarisë së tij në Facebook, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
Postimi i plotë:
Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.
I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.
Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.
Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.