Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Kështu tha për Front Online zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani.
“Ju njoftojmë se me datë 21.12.2022 në orët e mëngjesit, në Rrugën Nacionale Prishtinë –Pejë, fshatin Llapushnik ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit janë lënduar dy persona te cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia për Kontrollin e Autostradave”, theksoi Kelani.