Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një 36-vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës, A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë ajo për Front Online.
Sipas saj, trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit nësitë dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut./Front Online