Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë detaje për Front Online.
Hashani tregoi se viktima është i moshës 33-vjeçare.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjeri sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, tregoi Hashani për Front Online.