Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri automjeteve sot në rrugën e Aeroportit në Harilaq.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Të lënduarit kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Hoxha për Express.
“Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojneë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha ndër të tjera.
Ndryshe, pak më parë u raportua edhe për një tjetër aksident mes një veture dhe një furgoni në Mramor të Prishtinë, ku mbetën të lënduar dy persona.