Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.
“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë ajo./Front Online