Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku i lënduar ka mbetur një person, raporton Front Online.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se një kamion ka shkelur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.