Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pozheran të Vitisë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku katër prej tyre janë lirua, ndërsa njëri është ndalur për tu trajtuar më tutje.
Njoftimi i Policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh.Pozheran, Viti 05.05.2023 – 19:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore dhe drejtues një mashkull dhe një femër kosovarë. Si pasojë e saj përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi ndërsa një pasagjer është ndalur për tretman mjekësor.