Gjashtë persona janë lënduar në Obiliq si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mes të dy automjeteve.
Policia, ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Obiliq 22.05.2023 – 17:45. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online