Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes nje veture dhe një furgoni, sot në fshatin Mramor të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojneë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha ndër të tjera.