Sot ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Shupkovcë, shkruan GazetaBlic.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e kësaj katër persona kanë pësuar lëndime.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka treguar se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka treguar Zahiti.