Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale “Adriatiku”, në Mitrovicë.
Të njëjti janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Rr. Nacionale “Adriatiku”, Mitrovicë (NN) 26.12.2022 – 17:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet në raport./Front Online