Pesë person kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në mes të tri veturave , shkruan Front Online.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë (në fshatin Lluzhan) ka ndodhur një aksident rrugor në mes tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat e tanishme, janë lënduar pesë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.